Instagrami është kthyer një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë me miqtë momentet tona, por edhe një mënyrë e mirë për të bërë biznes.
Ky është edhe rasti i Kaltrina Zallës, e cila ndryshe nga shumë moshatarë të saj ka zgjedhur të përpiqet që të fitojë vet disa të ardhura për veten.
Kaltrina është vetëm 15 vjeç por me një ide të qartë kur vjen puna për të bërë biznes. Në një intervistë në “Rreze Dielli” ajo tregoi se si e nisi këtë biznes të vogël por që arrin t’i sigurojë disa të ardhura për veten e saj.
Kaltrin tha se ideja për të hapur një faqe në instagram i erdhi gjatë karantinës, pasi kishte mjaft kohë të lirë për të eksploruar me gatimin.
‘’ Gjatë karantinës mu krijua kjo koha e lirë, prandaj fillova të gatuaja më shpesh, kishte dhe ditëlindjen një pjesëtar I familjes dhe e bëra unë tortën për të, që aty fillova të kuptoj që kisha dhe një lloj talenti’’ u shpreh ajo.
Ndër të tjera ajo është edhe vajza e dy artistëve të të njohur shqiptar, Romir Zalla dhe Suela Bako, të cilët e kanë ndihmuar dhe motivuar që ajo të krijojë faqen e saj në Instagram ku mund të shes ëmbëlsirat e veçanta të cilat krijonë me shumë dashuri.
‘’ Idenë në fillim e krijova me mamin, duke e biseduar që pas asaj tortës dhe ishte shumë spontane si të thuash. Thjesht një ditë të bukur vendosëm të hapnim faqen në Instagram… dhe më ndihmuan shumë të dy’’ tha Kaltrina.
Kaltrin realizon të gjitha llojet e ëmbëlsirave, nga ato tradicionalet e deri tek krijimet e saj personale duke i vendosur edhe emra të veçantë megjithëse ndonjëherë kanë edhe vështirësinë e saj, siç është ëmbëlsira që kishte përgatitur sot.
‘’ Kjo është pavlova, ja kam vënë emrin ‘ re’ sepse është tërësisht e bardhë dhe ka fruta përsipër, I viet krem dhe frutat janë me limon, sepse ëmbëlsira është shumë e ëmbël dhe kur janë frutat e tharta shkojnë shumë bashkë’’, tha ajo.
Biznesi i saj i vogël nuk ka shumë kohë që është krijuar, por Kaltrina ndjehet e lumtur që mund të fitojë disa të ardhura vet, dhe është një frymëzim edhe për moshatarët e saj që të mundohen të fitojnë vet disa të ardhura.