E diel, 23 Shkurt, 2025

Vajza 4 vjeçe gjen në plazh gjurmën e dinosaurit të para 220 milionë vjetëve

- Advertisement1-

Një gjurmë e qartë e këmbës së dinosaurit është zbuluar nga një vogëlushe 4 vjeçe në një plazh në jug të Uellsit.


Vajza e quajtur Lily Wilder e pa gjurmën e çuditshme në rajonin Barry. Shkencëtarët besojnë se kjo gjurmë mund të ofrojë ndihmë për të zbuluar se si kanë ecur këto kafshë që janë zhdukuar para një kohe shumë të gjatë.

- Advertisement -

Përderisa është e pamundur të thuhet se cili lloj i dinosaurit e ka lënë këtë gjurmë, besohet se ajo është e vjetër 220 milionë vjet. Gjurma është e gjatë 10 centimetra dhe mund të jetë lënë nga një dinosaur i lartë 75 centimetra, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Cindy Hoëells nga Muzeu Kombëtar i Uellsit tha se kjo është gjurma më e mirë që është gjetur ndonjëherë në këtë plazh.

Nëna e vajzës që e zbuloi gjurmën tha: “Lily e patë atë kur po ecte me babanë dhe i tha atij “baba, shiko”. Kur Richardi (babai i vajzës) ma tregoi fotografinë, unë thashë se ajo duket mahnitëse. Më pas vendosëm kontakt me ekspertët që e morën gjurmën nga vendi ku e gjetëm.”

Dinosaurët besohet se për herë të parë janë shfaqur para 230 milionë vjetëve, ndërsa gjurma e gjetur besohet se daton nga periudha e hershme e evolucionit të tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...