E enjte, 7 Nëntor, 2024

Ushqimi që nuk duhet të konsumoni nëse dëshironi të mbroni sistemin imunitar

- Advertisement1-

Viti që shkoi, i dominuar nga pandemia, u ka treguar të gjithëve se të bësh gjithçka që mundesh për të forcuar sistemin imunitar është jashtëzakonisht e rëndësishme.


Dhe një prej armëve për të forcuar sistemin imunitar, është të përzgjidhni ushqimin.

- Advertisement -

Përqendrimi në një regjim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar ushqimor, gjumi, reduktimi i stresit dhe aktiviteti fizik, janë faktorët kryesorë për të pasur një sistem të fortë imunitar, mjaftueshëm për të përballuar COVID-19 pa shumë telashe.

Më poshtë është lista e ushqimeve të cilat dobësojnë sistemin tuaj imunitar, së bashku me disa sugjerime se çfarë mund të konsumoni në vend të tyre.

Pijet freskuese

Nuk është për t’u habitur që pijet freskuese përmbajnë sasi të madhe sheqeri dhe kalori, e gjithashtu nuk kanë ndonjë vlerë ushqyese. Ato mund të çojnë në shtim të peshës dhe të dobësojnë sistemin imunitar. Zgjidhja e duhur janë lëngjet pa sheqer dhe pa konservues.

Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura përmbajnë shumë yndyrë, kjo ndikon negativisht në mikrobiomën e zorrëve, e cila luan një rol të rëndësishëm në funksionin imunitar. Ju mund të zgjidhni pjekjen në vend të skuqjes, për të ulur sasinë e yndyrës dhe kalorive.

- Advertisement -rrrrrrr

Alkooli

Konsumi i tepërt i alkoolit mund të dobësojë sistemin imunitar dhe gjithashtu të prishë gjumin, një aspekt tjetër që mund të ndikojë tek imuniteti. Në vend të tij provoni të pini një “spritzer”, i cili është verë me ujë të gazuar, për të zvogëluar marrjen e alkoolit dhe për të qëndruar të hidratuar.

Ëmbëlsirat

Sheqernat e përpunuara, si ato që gjenden te karamelet, çokollatat, kosi i frutave mund të rrisin shënjuesit inflamatorë në trup, duke ndikuar negativisht në sistemin imunitar. Në vend të tyre mbushni një tas manaferra ose fruta të ndryshme, të cilat janë plot me vitamina dhe antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit.

Pijet energjike

Pijet energjike kanë tendencë të jenë po aq të larta ose edhe më të larta, në sheqer sesa pijet freskuese. Për më tepër, pijet energjike kanë një përmbajtje shumë të lartë të kafeinës, që mund të rrisë inflamacionin në trup.

Akulloret

Akullorja mund të ketë deri në gjashtë herë sasinë e sheqerit që ju duhet për tërë ditën dhe rrit inflamacionin në trup. Një tas kos, duke i shtuar arra, fruta ose mjaltë do të bëjë mrekulli për shëndetin e zorrëve dhe për imunitetin.

Ushqimi i shpejtë

Mund të jetë e vështirë për t’u bërë, por shmangia e ushqimeve të shpejta që përmbajnë shumë kalori, yndyrna të ngopura, natrium dhe sheqer është ideale për të mbrojtur sistemin tuaj imunitar. Ju mund t’i përgatisni lehtësisht vetë sandviçët, me ushqime të freskëta dhe shëndetshme.

Patatinat

Patatinat janë të përpunuara dhe me pak lëndë ushqyese, e kur konsumohen në sasi të larta mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Në vend të tyre mund të konsumoni arrorët, të cilat ofrojnë një treshe të shëndetshme të proteinave, fibrave dhe yndyrnave të shëndetshme, së bashku me lëndë ushqyese si zinku dhe seleni.

Ushqimet që përmbajnë shumë natrium

Shmangia e natriumit është e vështirë, veçanërisht sepse gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë ushqimet e ngrira, supa e konservuar, perimet, djathi, pica, mezet e lehta dhe mishi. Konsumi i lartë i natriumit, mund të rrisë presionin e gjakut dhe gjithashtu të ketë efekt negativ në funksionimin imunitar. Minimizoni marrjen e natriumit dhe shmangni çdo ushqim me përmbajtje të lartë natriumi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...