Në shkollën “Mushnikova” në Mushnikovë të Prizrenit u shënua Dita Botërore e Ushqimit, me një sërë aktivitetesh edukative dhe ndërgjegjësuese kushtuar rëndësisë së ushqimit të shëndetshëm dhe kujdesit ndaj mjedisit.
Nxënësit e shkollës zhvilluan prezantime, punime kreative dhe aktivitete të ndryshme me mesazhin: “Ushqimi i mirë, jeta e shëndetshme!” 🌾💧.
Përmes këtyre aktiviteteve, ata përcollën idenë se ushqimi i mirë është çelësi për shëndet, energji dhe jetë të lumtur.
Drejtori i shkollës, Sedat Bajrami, falënderoi nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre, duke theksuar se shkolla “Mushnikova” do të vazhdojë të promovojë vlera të tilla që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e fëmijëve dhe komunitetit.