Ushqimet që nuk preferohen për fëmijët

- Advertisement5 -

Shumë fëmijë nisin të konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë sheqer, në moshë të re.

- paragrafi 1 -

Kjo bën që sensorët e shijes të humbasin sensitivitetin e tyre, prandaj ushqimi i zakonshëm nuk i tërheq më fëmijët.

- Advertisement -

Nëse nuk e keni ditur, ekzistojnë gjithashtu shumë ushqime që fëmijët nuk duhet t’i konsumojnë për shkak të karakteristikave psikologjike në trupin tonë, transmeton Klan Kosova.

Prandaj më poshtë po ju sjellim ushqimet e shëndetshme dhe ato të pashëndetshme që fëmijët tuaj duhet/nuk duhet t’i konsumojnë.

1 1

- Advertisement -

Lëngjet janë shumë të popullarizuara tek fëmijët e moshave të ndryshme. Llojllojshmëria e ngjyrave dhe paketimet e bukura i tërheqin fëmijët.

Por, këtu përfundojnë të mirat e lëngjeve të paketuara.

Një gotë lëng përmban 5-6 lugë sheqer.

Sheqeri i tretur menjëherë absorbohet në sistemin e qarkullimit të gjakut që është një gjë e keqe për metabolizmin e karbohidrateve.

Akademia Amerikane e Pediatrëve rekomandon që të konsumohen frutat në vend të lëngjeve.

Falë fibrave që gjenden në fruta, lëngu absorbohet gradualisht. Po ashtu mund t’i jepni fëmijëve tuaj edhe lëngje të shtrydhura ose smoothie.

2321860 34887560 collage 0 1530097211 1530097219 1500 1 1530097219 728 5807d4d603 1530603812

Në mënyrë që të zgjidhni një jogurt të shëndetshëm, duhet të lexoni paketimet. Fillimisht, mos bleni produkte të qumështit që nuk ruhen në frigorifer por në rafte.

Blini jogurt natyral në vend të atyre që janë me sheqer.

Jogurtat me fruta përmbajnë shumë sheqer, yndyrë dhe kalori që bën që fëmiëjt tuaj të kenë mbipeshë duke rritur edhe rrezikun për diabet.

Drithërat

2321910 36929860 0 1530097395 1530097399 0 1530519377 0 1530521207 1530521214 1500 1 1530521214 728 25ffa055b5 1530603812

Drithërat e ndryshme duken shumë të shëndetshme në reklama, ku edhe proklamohet se ato përmbajnë shumë vitamina dhe minerale.

Në fakt, këto ushqime nuk përmbajnë aspak përbërës të shëndetshëm – por përmbajnë shumë sheqer.

Të gjithë përbërësit e shëndetshëm të llojeve të ndryshme të drithërave largohen gjatë prodhimit duke mbetur kështu vetëm karbohidratet.

Është shumë e vështirë që ta mundni urinë me këtë lloj të ushqimeve, prandaj vetëm pak orë pas këtij ushqimi, fëmiu juaj do të jetë i uritur.

Një zëvendësim i mirë është tërshëra. Mund t’i shtoni fruta dhe arra, lajthi e të tjera për ta bërë këtë ushqim më atraktiv.

Mjalti

2321960 36929960 0 1530097679 1530097690 0 1530519397 0 1530521229 1530521232 1500 1 1530521232 728 d6f7589427 1530603812

Fëmijët para moshës dyvjeçare nuk duhet të konsumojnë mjaltë.

Kjo jo vetëm për shkak të reaksioneve alergjike që mund të kenë, por sepse mjalti përmban baktere që mund të sjellë disa sëmundje serioze të infeksioneve.

Rrushi

2322010 34895310 collage 0 1530097818 1530097821 1500 1 1530097821 728 dc6bd75035 1530603812

Rrushi përmban vitaminat dhe mineralet që një fëmije i duhen. Por ka një arsye pse fëmijët nuk duhet ta konsumojnë: janë të mëdhenj, të rrëshqitshëm dhe fëmijët mund të ngulfaten me të.

Po ashtu, rrushi është shumë i vështirë për traktin digjestiv të fëmijëve. Bananet janë një zëvendësim i mirë për fëmijët që janë më të vegjël se dy vjet.

Multivitaminat për fëmijë

2322060 34902910 collage 0 1530098530 1530098536 1500 1 1530098536 728 7052dfedb0 1530603812 1

Vitaminat janë një temë shumë kontraverse.

Gabimi është që prindërit zakonisht bazohen në njohuritë dhe eksperiencat e tyre në vend që të konsultohen me një ekspert.

Pavarësisht sa të parrezikshme mund të duken vitaminat, ato duhet të merren vetëm me këshillimin dhe përshkrimin nga mjekët.

Fëmijët duhet t’i marrin vitaminat e nevojshme nga ushqimi, prandaj nuk duhet të marrin shtesa ushqimore.

Milkshake

2322110 34910960 collage 0 1530098763 1530098794 1500 1 1530098794 728 bacf48cda9 1530603812

Përballë zgjedhjes mes lëngjeve dhe milkshake, çdo prind do të zgjedhte padyshim milkshake.

Në fakt, edhe milkshake është njëlloj i rrezikshëm sepse përmban shumë sheqer dhe yndyrë.

Hulumtimet e fundit thonë se konsumimi i këtyre pijeve mund të sjellë problem me sëmundjet kardiovaskulare.