Ushqimet që mbrojnë shëndetin e zemrës…

- Advertisement -

Arteriet janë kanale, të cilat kanë një funksion shumë të rëndësishëm për zemrën, të dërgojnë gjakun me oksigjen në zemër dhe të largojnë gjakun që përmban dioksid karboni.

- paragrafi 1 -

Mirëpo në rastet kur arteriet janë të bllokuara nga yndyra apo kolesteroli, gjaku nuk mund të qarkullojë mirë dhe si pasojë bllokohen arteriet dhe shkaktohen sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

- Advertisement -

Disa nga produktet natyrale, që mund t’i përdorni çdo ditë për të zhbllokuar arteriet dhe për të ruajtur shëndetin e zemrës janë:

Vaji i ullirit – përbëhet nga yndyrna të shëndetshme, të cilat kanë një efekt pozitiv në zhbllokimin e arterieve. Vaji i ullirit ka aftësi të ulë sasinë e kolsterolit të keq dhe të parandalojë formimin e pllakave të kolesterolit, të cilat janë shkaktaret kryesore të sulmit në zemër.

Shega– Është shumë e pasur me antioksidantë dhe vitamina, që stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik, i cili ka funksion të rëndësishëm për qarkullimin e gjakut.

- Advertisement -

Peshku– Është i përbërë nga një numër i madh i acideve yndyrore të shëndetshme. Këto acide mundësojnë shkatërrimin e pllakave të kolesterolit dhe prodhimin e kolesterolit të mirë, i cili e ulë tensionin e lartë të gjakut si dhe kontribuon në shëndetin e zemrës.

Bajamet– Me siguri keni dëgjuar për efektet magjike të bajameve. Sipas ekspertëve, bajamet kanë aftësi të ulin sasinë e kolesterolit të keq me 15%. Këto fruta të thata këshillohet të përdoren çdo ditë mirëpo në sasi të vogël.