E hënë, 20 Janar, 2025

Urim Salihu, ish-pjesëtar i UÇK-së ju mëson nxënësve të shkollës “Elena Gjika” për vlerat e UÇK-së dhe sakrificën e Jasharajve

- Advertisement1-

Në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit iu kushtua Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo u shënua edhe në shkollën “Elena Gjika” në kryeqytet.

- Advertisement -

Urim Salihu, ish-pjesëtar i UÇK-së, tha se është kënaqësi t’iu mësohet nxënësve për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është kënaqësi, kjo rini mrekullueshme, t’i ndajmë vlerat për UÇK-në. Kjo festohet në tërë Kosovën dhe në zemrat e ushtarëve mbetet e paharruar sakrifica e familjes Jashari… Është punuar dhe është bërë shumë, por mundet edhe më shumë, sidomos për heronjtë”, deklaroi ai.

Sipas Salihut, ligjërata para nxënësve mund t’iu shërbejë si motivim gjeneratave të reja.

Për nder të Epopesë së UÇK-së, Komuna e Prishtina ka njoftuar se në të gjitha shkollat do të ligjërohet kjo temë. /Koha/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...