Shkolla “Naim Frashëri”, në Podujevë, ka njoftuar se Uratë Sfishta, ka arritur rezultat të shkëlqyer në garën “Knowledge Competition” – vlerësim i njohurive të përgjithshme për nxënësit e klasave të IX-ta, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Jemi të lumtur të ndajmë me ju suksesin e nxënëses së shkollës sonë, Uratë Sfishta, e cila ka arritur rezultat të shkëlqyer në garën “Knowledge Competition” – vlerësim i njohurive të përgjithshme për nxënësit e klasave të IX-ta.
Kjo garë u organizua nga Gjimnazi “Hasan Nahi”, ku morën pjesë nxënës të klasave të nënta nga e gjithë Kosova.
🥉 Uratë Sfishta ka fituar vendin e tretë, duke siguruar edhe bursë 100%.
Urime Uratës për këtë arritje të merituar!
Suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik! 👏📚
