UP: Testi pranues në Fakultetin e Mjekësisë ishte kredibil

- Advertisement -

Pas pretendimeve të disa kandidatëve për lëshime në testin pranues të Fakultetit të Mjekësisë, Komisioni për verifikimin e përmbajtjes së pyetjeve, i themeluar nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka përfunduar punën me një raport të detajuar dhe një rekomandim përfundimtar.

- paragrafi 1 -

“Komisioni, i përbërë nga profesorët Bashkim Thaçi dhe Arlinda Bytyqi-Damoni, ekspertë të Kimisë, si dhe profesori Bekim Gashi, ekspert i Biologjisë, ka konstatuar njëzëri se procesi i testimit ishte kredibil dhe professional”, thuhet në njoftimin e UP-së.

- Advertisement -

Sipas raportit të komisionit, ndonëse mund të ketë pasur ndonjë lëshim teknik në pjesën e Kimisë, ai nuk ka ndikuar në përmbajtjen apo rezultatin e testit.

“Për të gjithë nxënësit me përgatitje mesatare, lëshimet teknike në testin e Kimisë konsiderohen se nuk kanë ndikuar në zgjidhjen e detyrave dhe, si rrjedhojë, në përzgjedhjen e alternativës së saktë,” thuhet në raport.

Komisioni, i pavarur dhe i përbërë nga anëtarë që nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin e pyetjeve apo në Komisionin për Ankesa, konfirmoi gjithashtu se në testin e Biologjisë nuk është identifikuar asnjë lëshim teknik apo përmbajtjesor.

- Advertisement -

“Universiteti i Prishtinës siguron të gjithë kandidatët dhe opinionin publik se do të veprojë në çdo rast me transparencë, ligjshmëri dhe meritokraci, pa asnjë dallim”, thuhet në njoftim. /AlbanianEducation.net/.