UP shpall konkurs të ri për personel akademik, profesorë e asistentë

- Advertisement5 -

Universiteti i Prishtinës ka shpallur edhe një konkurs tjetër për personel akademik, profesorë e asistentë.

- paragrafi 1 -

Kandidatët që aplikojnë për këto pozita duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim, të kenë të përgatitur CV-në e plotë me të gjitha arritjet akademike, diplomat e të gjitha niveleve të studimit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale dhe dëshmitë për përvojën dhe aftësinë në mësimdhënie, duke paraqitur një portfolio të punës profesionale dhe një deklaratë të filozofisë së mësimdhënies.

- Advertisement - M1

Ata gjithashtu këtyre dokumenteve duhet t’ua bashkojnë edhe certifikatën e lindjes dhe dëshminë nga gjykata që nuk janë të dënuar.

Aplikimi duhet të bëhet fillimisht online në vegëzën zyrtare:

https://stafiakademik.uni-pr.edu/.

- Advertisement - m2

Më pas, dokumentet e njëjta, sikurse ato online, duhet dorëzuar edhe në formë fizike në njësinë akademike gjegjëse.

Konkursi është i hapur nga 2 deri më 16 qershor 2026, në orën 16:00. Konkursin e plotë me të gjitha detajet për pozitat e hapura, mund ta gjeni këtu.

Universiteti i Prishtinës fton profesionistët dhe shkencëtarët nga vendi, rajoni dhe e gjithë bota që të aplikojnë dhe të futen në garë për këto vende të lira për personel akademik, profesorë e asistentë.

Universiteti i Prishtinës është një punëdhënës i drejtë dhe i përgjegjshëm që garanton përzgjedhje të kandidatëve më meritorë, në bazë të transparencës, meritokracisë dhe duke zbatuar legjislacionin në fuqi në të gjitha fazat e konkursit publik.

Në këtë frymë, duke garantuar ligjshmëri dhe meritokraci, Universiteti i Prishtinës mirëpret sa në shumë aplikantë.

Shqip | English