E hënë, 20 Janar, 2025

UP/Rritja e çmimeve, interesim i madh për mensë, shpallet konkursi ri për 1000 studentë shtesë

- Advertisement1-

Kosova është duke u përballuar me një krizë të madhe si rezultat i shkallës së lartë të inflacionit që sillet rreth 20 %.

Kjo ka bërë që këtë vit të ketë një interesim të jashtëzakonshëm të studentëve për t’u ushqyer në mensë të UP-së.

- Advertisement -

Qendra e Studentëve të UP-së ka bërë të ditur se do të shpallin konkurs shtesë për pranimin e studentëve për ushqim në mensë e që do të jetë i hapur nga 3 tetori deri me datën pesë tetor.

Në këtë konkurs shtesë do të pranohen rreth 1000 studentë për ushqyerje ne mensë.

Njoftimi:

Njoftim

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 03.10.2022 deri më datën 05.10.2022.

Studentët të cilët do të aplikojnë për ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

- Advertisement -rrrrrrr

Qendra e Studentëve ka shpallur rezultatet e konkursit paraprak mirëpo si rezultat i kërkesës se madhe nga ana e studentëve ka vendosur që këtë vit akademik te hap edhe një konkurs shtesë vetëm për ushqyerje në mensë.

Në këtë konkurs shtesë do të pranohen rreth 1000 studentë për ushqyerje ne mensë.
Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi për ushqim do të jetë 15 €

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...