UP ngritet për 412 vende në platformën Webometrics

- Advertisement -

Universiteti i Prishtinës është ngritur për 412 vende në platformën prestigjioze Webometrics, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi nga minstria Arbërie Nagavci:

- Advertisement -

✨Krenare dhe e lumtur me avancimin e universiteteve tona publike në platformën prestigjioze Webometrics.

🟢Bazuar në ranglistën e publikuar së fundi të platformës Webometrics, vetëm në vitin e fundit, UP është ngritur për 412 vende.

🟢Gjatë mandatit 4 vjeçar, si Qeveri kemi ndërmarrë reforma e politika të rëndësishme që kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë si dhe ngritjen e universiteteve publike në renditjen e platformës Webometrics. Këto politika veçse po japin rezultate konkrete.

- Advertisement -

📌Nga viti 2021 e deri më sot universitetet publike kanë shënuar rritje të lartë në platformën Webometrics.

✔️Universiteti i Prishtinës në vitin 2021 ka qenë në vendin 3,009 kurse në vitin 2025, ndodhet në vendin e 2,540 apo është ngritur për 469 vende.
✔️Universiteti i Mitrovicës në vitin 2021 ka qenë në vendin e 12,947 kurse në vitin 2025, është në vendin e 10,679. Është ngritur për 2,268 vende.
✔️Universiteti i Pejës në vitin 2021 ka qenë në vendin e 15,737 kurse në vitin 2025, është në vendin e 10,710. Është ngritur për 5,027 vende.
✔️Universiteti i Prizrenit në vitin 2021 ka qenë në vendin e 14,220 ndërsa në vitin 2025, është në vendin e 11,294. Është ngritur për 2,926 vende.
✔️Universiteti i Gjakovës në vitin 2021 ka qenë në vendin e 19,512 kurse në vitin 2025, është në vendin e 12,015. Është ngritur për 7,497 vende.
✔️Universiteti i Gjilanit në vitin 2021 ka qenë në vendin e 20,290 kurse në vitin 2025, është në vendin e 14, 889. Është ngritur për 5,401 vende.

📌Padyshim, ky është edhe rezultat i kontributit shkencor të stafit akademik. Përgëzoj menaxhmentin dhe stafin akademik të universiteteve për punën e mirë, dhe jam e bindur se sukseset do të vijojnë të jenë edhe më të larta.