UP me njoftim për shkëmbim të studentëve në Universitetin e Ryukyus në Japoni

- Advertisement5 -

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim  për semestrin dimëror të vitit akademik  2026/2027, në, Universitetin e Ryukyus në Japoni në kuadër të Marrëveshjes Bilaterale mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetin e Ryukyus.

- paragrafi 1 -

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Advertisement -

–  Shkëmbimin e studentëve

Të drejtë për aplikim kanë  studentët të cilët janë të  regjistruar në Universitetin e  Prishtinës dhe kanë të përfunduar të paktën një vit të studimeve themelore ose një semestër të studimeve Master ne notë mesatare jo më pak se 8.00.

Dokumentat e nevojshme për aplikim janë:

- Advertisement -

–    Certifikata e notave/Transkripta (gjuhën angleze);
–    CV (në gjuhën angleze)
–    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
–    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
–    Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
–    Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;
–    Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B2).

Për më shumë informata lidhur me programet të cilat ofrohen në gjuhën angleze shikoni linkun më poshtë: https://ges.skr.u-ryukyu.ac.jp/future-students/program/rise/

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: UNI-PR | Hello! Online System dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  25 shkurt 2026.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).