Mbi 7 mijë euro janë shpenzuar nga një pjesë e menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në dreka dhe darka zyrtare gjatë vitit 2021.
UP ka pasur shpenzime edhe në bileta të udhëtimeve zyrtare si dhe në shërbime të ushqimit për projekte të ndryshme.7,129.01 euro është shumë totale që dekanët, rektori dhe prorektorët kanë shpenzuar gjatë vitit që e lamë pas për dreka dhe darka zyrtare.
Sipas të dhënave të siguruara nga KALLXO.com, më së shumti prej këtyre shpenzimeve janë bërë nga Fakulteti Filologjik.
Rektori i UP-së, Naser Sahiti ka dorëzuar vetëm 4 fatura të drekave dhe darkave zyrtare në shumë prej 428,91 euro në total.
Fakulteti Filologjik ka dorëzuar në Rektorat 19 fatura të shpenzimeve për dreka dhe darka zyrtare.
Kurse, për një shujtë ditore për seminarin ndërkombëtar të Fakultetit Filologjik janë shpenzuar 4,228.70 euro.
Në këto shpenzime për dreka dhe darka zyrtare ka shpenzuar edhe Fakulteti Filozofik.
4 fatura të shpenzimeve të vitit 2021 janë dorëzuar nga ky fakultet.
4 fatura po ashtu janë dorëzuar nga menaxhmenti i Fakultetit të Juridikut si dhe një faturë nga Fakulteti Ekonomik.
Një faturë po ashtu është dorëzuar nga Fakulteti i Arkitekturës që është arsyetuar takim me zyrtarët e Akreditimit.
Nga një faturë të dorëzuar për dreka dhe darka zyrtare kanë deklaruar edhe disa fakultete të tjera.
Shpenzime gjatë vitit 2021 për dreka dhe darka zyrtare sipas të dhënave të siguruara nga KALLXO.com ka pasur edhe ish-prorektori Dashamir Bërxulli në vlerë 38 euro.
Ndërsa, prorektorja aktuale, Albulena Blakaj gjatë vitit që e lamë pas ka deklaruar dy fatura të drekave dhe darkave zyrtare. Dy faturat kanë vlerën 46,02 euro.Për më shumë detaje shihni listën e shpenzimeve të siguruara nga KALLXO.com
Shpenzimet në udhëtime zyrtareMenaxhmenti i UP-së gjatë vitit 2021 ka shpenzuar edhe në udhëtime zyrtare.
Shpenzime në udhëtime zyrtare kanë raportuar, rektori Naser Sahiti, prorektorja Albulena Blakaj dhe dekani i Fakultetit Juridik, Avni Pukaj.
Nga një udhëtim zyrtar nga rektori Naser Sahiti dhe prorektorja Albulena Blakaj janë shpenzuar 779,98 euro për bileta.
Udhëtimi i dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Pukaj ka kushtuar 318 euro dhe një udhëtim tjetër i rektorit, Naser Sahiti ka kushtuar 318,89 euro.Për asnjërin udhëtim UP-ja nuk ka dhënë detaje se ku janë realizuar vetëm kanë njoftuar për shpenzimet në udhëtime zyrtare.
Shpenzimet për shërbime të ushqimit
Universiteti i Prishtinës gjatë vitit 2021 ka shpenzuar edhe në shërbime të ushqimit për aktivitete të ndryshme në vlerë 3,679.60 euro.Këto shërbime janë kërkuar nga Rektorati, Fakuluteti i Edukimit Fizik dhe Sportit dhe Fakulteti Filozofik.
Universiteti i Prishtinës ka pasur buxhet në vitin 2021 mbi 30 mijë euro.