E diel, 23 Shkurt, 2025

UP marrëveshje me Institutin Goethe për arsimimin dhe trajnimin e mësimdhënësve të gjuhës gjermane

- Advertisement1-

Në një ceremoni zyrtare të nënshkrimit, të dy institucionet nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për arsimimin dhe trajnimin e mësimdhënësve të gjuhës gjermane dhe për promovimin e gjuhës gjermane në Kosovë.

Ky bashkëpunim përfshin disa fusha kryesore që do t’u mundësojë të bashkëpunojnë në fushat e përmisimit të aftësive të gjuhës gjermane të studentëve të gjuhës gjermane, aktivizimit të lëndës gjermane si gjuhë e huaj në Kosovë, arsimimit dhe trajnimit të mësimëdhënësve dhe zhvillimit të programeve për trajnimin e multiplikatorëve.

- Advertisement -

Rektori Qerim Qerimi nënvizoi departamentin e Gjuhës Gjermane në Fakultetin Filologjik (UP), i cili tani qëndron si departamenti i dytë më i madh brenda fakultetit. Rektori shprehu mirënjohjen për mbështetjen e marrë dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj në bashkëpunim me Institutin Goethe. Rektori përshëndeti edhe shkollën verore “DAAD” të mbajtur në Fakultetin Filologjik, ku u bashkuan studentë nga Gjermania dhe Kosova.

Fjalë përshëndetëse me nënshkrimin e marrëveshjes mbajtën dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jorn Rohde, udhëheqësja e Institutit Goethe, znj. Katrin Oswald-Richter, prorektorja Basha-Jakapi, prodekanja Milote Sadiku dhe shefja e departamentit të gjuhës gjermane (UP), prof. Teuta Abrashi.

Ky partneritet me Institutin Goethe premton bashkëpunime për arsimimin në gjuhën gjermane dhe shkëmbimin kulturor. 🙌

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...