UP: Konkurs plotësues për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/’26

- Advertisement -

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ketë konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelet baçelor dhe master për vitin akademik 2025/’26.

- paragrafi 1 -

Konkursi do të jetë i hapur nga 3 deri më 10 shtator 2025 në të gjitha njësitë akademike ku ka vende të lira dhe nuk është plotësuar numri i studentëve të paraparë për t’u pranuar.

- Advertisement -

Provimet pranuese të afatit plotësues do të zhvillohen më 11 dhe 12 shtator 2025. Për detajet e konkursit dhe fakultetet ku ka ende mundësi pranimi, do të njoftoheni ditëve në vijim.

Programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Universiteti i Prishtinës synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të rriten në aspektin intelektual dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë. Ky universitet është më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat e njohura ndërkombëtare nga të gjitha universitetet e hapësirave ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.