UP-ja shpall konkurs për pozita të reja të personelit akademik në tri fakultete

- Advertisement5 -

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs për emërimin e 9 mësimdhënësve dhe 10 asistentëve në tri njësi akademike.

- paragrafi 1 -

Konkursi është hapur për Fakultetin Filozofik, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetin e Filologjisë.

- Advertisement -

Kandidatët që aplikojnë për këto pozita duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim, të kenë të përgatitur CV-në e plotë me të gjitha arritjet akademike, diplomat e të gjitha niveleve të studimit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale dhe dëshmitë për përvojën mësimdhënëse në institucionet e arsimit të lartë. Ata gjithashtu këtyre dokumenteve duhet t’ua bashkojnë edhe dëshminë nga gjykata themelore që nuk janë të dënuar dhe certifikatën e lindjes.

Aplikimi duhet të bëhet online në vegëzën zyrtare: https://stafiakademik.uni-pr.edu/ dhe fizikisht në njësitë akademike në të cilat konkurrohet për pozitat e hapura, deri më 7 janar 2026, në orën 16:00.

Më 16 dhjetor UP-ja shpalli konkurs për personelin akademik edhe në dhjetë njësi tjera akademike, ndërsa në të ardhmen e afërt do të shpallë edhe për dy njësitë tjera që nuk janë përfshirë në konkurset e deritashme.

- Advertisement -

Universiteti i Prishtinës siguron të gjithë aplikantët se emërimi do të bëhet në mënyrë meritore, në përputhje me të gjitha normat dhe procedurat e përcaktuara dhe duke u bazuar në ligjshmëri e në meritokraci, pa përjashtim.

Universiteti më i madh, më i vjetër dhe më i suksesshëm i Kosovës dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të hapësirave ku jetojnë shqiptarët, është punëdhënës i drejtë, i përgjegjshëm dhe gjithnjë mëton të veprojë me transparencë e meritokraci duke përzgjedhur aplikantët më meritorë.