UP-ja, përfitues kryesor i granteve të CEEPUS në Kosovë

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi takim me zyrtarët e lartë nga Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ku priten në takim Michael Schedl, sekretar i përgjithshëm, dhe Marlene Grubeck-Grabner, asistente e sekretarit të përgjithshëm nga Zyra Qendrore e CEEPUS.

- paragrafi 1 -

Të pranishëm nga MAShTI ishin sekretarja Fadile Dyla dhe Shpresa Mehmeti.

- Advertisement -

Ndërsa UP-ja u përfaqësua nga prof. Arta Basha-Jakupi, prorektore për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe u vlerësua puna e madhe e bërë nga të gjitha palët, si dhe numri i aplikimeve të pranuara. CEEPUS është një program shkëmbimi universitar multilateral, i bazuar në një marrëveshje ndërkombëtare, dhe përfshin 15 shtete anëtare të CEEPUS III, secila me një zyrë kombëtare CEEPUS.

Veprimtaritë kryesore të CEEPUS janë rrjetet e universiteteve të shteteve anëtare, të cilat operojnë në programe të përbashkëta për tematika të ndryshme.

- Advertisement -

Si përfitues kryesor i granteve të CEEPUS në Kosovë, Universiteti i Prishtinës angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e programit të mobilitetit. Prorektorja Basha-Jakupi shpreh falënderimin për mundësinë e takimit dhe përcjell një mesazh për përkushtimin në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta për avancimin e arsimit të lartë në rajon.��UP-ja falënderon sekretaren Fadile Dyla dhe zonjën Shpresa Mehmeti për angazhimin dhe ndihmën në zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës.

#unëjamUP #UPgrade #growUP #riseUP #beUP #UPspeak #loveUP #UPeducation #cheerUP

Për më shumë: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,2781