E hënë, 24 Shkurt, 2025

UP-ja nuk tregon se sa profesorë janë angazhuar edhe në kolegje private

- Advertisement1-

Pas vendimit të Universitetit të Prishtinës, se profesorëve u ndalohet angazhimi i tyre në ndonjë kolegj apo institucion privat të arsimit të lartë në Kosovë, ekspertët thonë se ky është një vendim që duhet ta marrin të gjitha institucionet e arsimit të lartë.

Radio Kosova, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës të dhëna se sa është numri i profesorëve të këtij institucioni që janë të angazhuar edhe në kolegjet private, por një përgjigje të tillë nuk e ka kthyer.

- Advertisement -

Ndërsa, disa nga kolegjet private nuk kanë dashur ta komentojnë vendimin e Universitetit të Prishtinës, duke thënë se është vendim të brendshëm të një institucioni tjetër.

Ndërkohë njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, nga Instituti “EdGuard”, tha për Radio Kosovën se është e pakuptimtë nëse një profesor kontribuon në një institucion tjetër konkurrent, derisa paguhet nga një institucion tjetër.

“Ndalimi i angazhimit të stafit akademik në kolegjet private, paraqet një politikë që do të ishte shumë normale për çdo institucion të arsimit të lartë. Pra, të kontribuosh në një institucion tjetër konkurrent, derisa paguhesh nga një institucion tjetër, është e pakuptimtë, e pasinqertë dhe e padrejtë”, ka thënë Qehaja.

Qehaja nuk mendon se numri i stafit akademik që ka një konflikt të tillë interesi është shumë i madh, sa mund të dëmtonte institucionin.

“Ajo çka është shumë e rëndësishme është se çdo profesor universitar i angazhuar me orar të plotë, duhet ta ofrojë përkushtimin dhe angazhimin e plotë për institucionin që deklarohet si i tillë”, ka shtuar ai.

Organizatat që kanë monitoruar punën në institucionet e arsimit të lartë, disa herë kanë deklaruar se kanë pranuar ankesa nga studentët për mungesa të profesorëve në ligjërata, konsultime dhe provime.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa, vitin e kaluar Agjencia e Kosovës për Akreditim ka marrë vendim që profesorët bartës të programeve për akreditim do duheshin të zgjidhnin vetëm njërin nga institucionet private apo publike, për të qenë bartës të atyre programeve, duke mënjanuar mundësinë e angazhimeve të dyfishta në proces të akreditimit.

Sipas vendimit të Universitetit të Prishtinës, profesorët janë të obliguar që të përcaktohen deri më 20 shtator se ku do të angazhohen të punojnë, në universitetin publik apo institucionet private të arsimit të lartë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...