Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoğlu Mehmetbey.
Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, dhe rektori i universitetit Karamanoğlu Mehmetbey, prof. dr. Mehmet Gavgalı.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Arta Basha-Jakupi, dr. Lumnije Bajrami, drejtore në ZMJ/Erasmus+, Afërdita Rexhepi, zyrtare për bashkëpunim ndërkombëtar/Erasmus+, si dhe profesori i asociuar Nezahat Ekici Özcan KMU, lektor Uğur Aygün KMU, asistent profesor Ali Özcan KMU.
Marrëveshja synon të lehtësojë bashkëpunimin akademik në fusha të ndryshme studimi, duke nxitur projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime të stafit dhe të studentëve, promovim të mirëkuptimit kulturor dhe shkëmbim të njohurive, si dhe bashkëpunim në një periudhë prej pesë (5) vjetësh.
Rektori Qerimi e vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje, e cila, sipas tij, do t’u shërbejë interesave të dy universiteteve.
Po ashtu kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për avancimin akademik, njëherësh do të shërbejë edhe si një bazë për zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata ndërmjet dy universiteteve.