E diel, 23 Shkurt, 2025

UP-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Maastricht-it në Holande

- Advertisement1-

🏫 Universiteti i Prishtinës ka formalizuar fillimin e bashkëpunimit institucional me Universitetin e Maastricht-it në Holande, një institucion i shquar i kërkimit, i njohur edhe për karakterin ndërkombëtar te tij.

Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi dhe prof. Jan Smits, dekan i Fakultetit Juridik, në emër të Universitetit te Maastricht-it.🤝

- Advertisement -

Marrëveshja parasheh fillimin e bashkëpunimit në fushat e të drejtës ndërkombëtare, të drejtësisë tranzicionale dhe të drejtës ndërkombëtare penale ne formën e shkëmbimit të ekspertizës dhe stafit, përfshire në mënyre të veçante ofrimin e një kursi studimor për drejtësinë tranzicionale ne kuadër të universitetit veror ndërkombëtar.

Ne takim është diskutuar edhe për hapa te tjerë dhe forma shtesë të bashkëpunimit, qe synojnë aplikimin e përbashkët ne programe për shkëmbimin e studenteve dhe projekte kërkimore.

Ky bashkëpunim është realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës 🇽🇰 në Holande dhe të ambasadorit Dren Doli.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....