UP-ja miraton buxhetin për hapjen e 150 pozitave të reja për staf akademik

- Advertisement -

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka votuar buxhetin për hapjen e 150 pozitave të reja për staf akademik.

- paragrafi 1 -

Me 7 vota pro dhe asnjë kundër është votuar që të hapen 71 pozita për rekrutimin e stafit akademik me titull asistentë dhe 79 pozita për profesorë asistentë. Rektori i UP-së, Qerim Qerimi ka thënë se konkursi është zhvilluar në bazë të rregulloreve të fuqi.

- Advertisement -

Ajo çfarë menaxhmenti ka bërë është ajo që ka bërë më herët. Mund të them që për ndarjen e buxhetit janë zbatu në bazë të rregulloreve”- ka thënë Qerimi.

Në anën tjetër Selim Bezeraj, anëtar i KD-së ka thënë se në kompetencë e tyre është vetëm miratimi i buxhetit për hapjen e pozitave të reja.“Buxhei lejon 150 pozita por ndarjet të vendosen nga menaxhmenti dhe jo nga Këshilli Drejtues.

Ne nuk po e kërkojn ndarjen sipas fakulteeve ne po e bëjmë që shpërndajra të bëhet nga senati. Kjo le të jetë e specifikaur që ne si KD e ndajm vijën mes senatit dhe Këshillit Drejtues”- ka thënë Bezeraj.

- Advertisement -

Shuma e paraparë për të mbuluar rrogat e 150 personave si staf akademik është 1 milion e 755 mijë e 826 euro.