E martë, 26 Nëntor, 2024

UP-ja inauguron Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta

- Advertisement1-

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se ka inauguruar Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta, shkruan AlbanianEducation.net.

UP thotë se ky hap shënon një angazhim të fortë drejt gjithëpërfshirjes dhe mbështetjes së të gjithë studentëve.

- Advertisement -

Njoftimi:

UP-ja inauguron Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta

Ky hap i madh shënon një angazhim të fortë drejt gjithëpërfshirjes dhe mbështetjes së të gjithë studentëve tanë. 📚

Qëllimi i qendrës është të ofrojë mbështetje dhe shërbime për studentët me nevoja të veçanta, duke siguruar qasjen e tyre të barabartë në mundësitë arsimore duke nxitur një mjedis akademik gjithëpërfshirës.

Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta, përmes aparaturës profesionale ofron një ambient të përshtatshëm dhe resurse të nevojshme që ndihmojnë eksperiencën e studentëve me nevoja të veçanta.

Në fjalën hyrëse, Prof. Dr. Ass. Njomza Llullaku – Prorektore për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve theksoi rëndësinë e angazhimit të universitetit për respektimin e të drejtave të gjithë studentëve dhe ofrimin e kushteve që mundësojnë qasje në arsim për të gjithë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Themelimi i kësaj qendre nuk është thjesht një vendim; në fakt, është dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për të siguruar që çdo student të ketë qasje të barabartë në mundësitë arsimore dhe eksperiencë pozitive”.

Ndërsa, zëndëskryeministri i parë z. Besnik Bislimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve për krijimin e hapësirave dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për studentët.

Ceremoninë e vazhduan me fjalët përshëndetëse dhe z. Nuno Queiros përfaqësues nga UNDP ku theksoi gadishmërinë e UNDP-së për të kontribuar dhe mbështetur iniciativa të tilla.

Ndërsa z. Bujar Kadriu nga Forumi Kosovar për Aftësinë e Kufizuar dhe z. Leonor Berisha – student shquan inagurimin e qendrës si një hap të rëndësishëm për krijimin e kushteve gjithëpërfshirëse.

UP falënderon Zyren e Zëvendës Kryeministrit të parë, UNDP-në, Oden Amerikane në Kosovë, Forumin Kosovar për Aftësinë e Kufizuar dhe gjithë kolegët e angazhuar për mbështetjen në realizimin e kësaj iniciative.

Përmes inagurimit të qendrës rikonfirmojmë përkushtimin tonë kolektiv për të krijuar një mjedis universitar që pranon diversitetin, fuqizon çdo individ dhe udhëheqet mbi principet e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...