UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve për vitin akademik 2024/25

- Advertisement -

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs, për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/25.

- paragrafi 1 -

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/2025”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Gjithsej 5285 studentë të rregullt do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

“Universiteti ynë ofron një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal”, thuhet në njoftim.

Për të gjithë të interesuarit, UP-ja ofron qindra programe studimore në 14 fakultete. Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. Aplikimet janë të hapura deri më 16 korrik 2024.