E hënë, 24 Shkurt, 2025

UP-ja e 3.027-a në botë, vetëm Universiteti i Tiranës më dobët nga ato të rajonit

- Advertisement1-

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” radhitet i 3.027-i në ranglistën prestigjioze “Webometrics”, ku rangohen të gjitha universitetet botërore për cilësi.

E kjo pozitë i mjafton UP-së që të jetë institucioni arsimor i dytë më i dobët nga ato publike në rajon. Vetëm Universiteti i Tiranës qëndron më keq, në vendin e 3.786-të.

- Advertisement -

Sa u përket universiteteve publike të rajonit, ai i Beogradit renditet më së miri, i 447, pastaj Universiteti i Zagrebit i 571, Universiteti i Sofjes 988-i dhe Universiteti i Podgoricës i 1.939.

Në vitin 2019, UP-ja kishte shënuar ngritje rekorde, duke u renditur në vendin e 1471-të në botë, por në vitet e fundit ka pësuar rënie të dukshme.

Kësaj rangliste i prin Universiteti i Harvardit.

Sa u përket universiteteve në Evropë, mes 10 më të ranguarave, 7 janë nga Britania e Madhe.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...