UP-ja arrin marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Italiane “SmartCity” për zbatimin e programit “Be Smart in the City”

- Advertisement -

Në ambientet e Ambasadës Italiane u nënshkrua sot memorandumi i bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe kompanisë “SmartCity Corporation”, partnere e projektit “Punësimi Produktiv dhe Gjithëpërfshirës në Kosovë – Zhvillimi i Aftësive Personale, Profesionale dhe atyre të Ndërmarrësisë te të Rinjtë dhe Gratë (projekti OPIK)”.

- paragrafi 1 -

Ky projekt bashkëfinancohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe udhëhiqet nga CELIM – Centro Laici Italiani per le Missioni.

- Advertisement -

Me këtë memorandum parashihet që Universiteti i Prishtinës të mbështesë regjistrimin e studentëve, të ofrojë mbështetje institucionale dhe të promovojë programin “Be Smart in the City” brenda komunitetit akademik.

Programi, që është pronë intelektuale e ndërmarrjes italiane SmartCity Corporation, do të zhvillohet 85% online dhe 15% me prani fizike, duke ofruar fleksibilitet për studentët, pavarësisht nga vendndodhja e tyre. Ai përfshin 200 orë trajnim me 18 module të specializuara, që synojnë aftësimin e pjesëmarrësve në fushën e transformimit digjital të qyteteve përmes teknologjive moderne.

Memorandumi u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, dhe drejtoresha ekzekutive e SmartCity Corporation, prof. Guilia Agrosi, nën kujdesin dhe praninë e Ambasadorit të Italisë në Kosovë, Shkëlqesisë së Tij Maurizio Antonini, dhe drejtorit gjeneral të CELIM-it, Davide Raffa.

- Advertisement -

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe prorektorja për zhvillim institucional, cilësi dhe çështje studentore, prof. Majlinda Gjelaj, dekania e Fakultetit të Arkitekturës, prof. Violeta Nushi, dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, prof. Florim Graiçevci, dhe asistentja ekzekutive e rektorit, Fitore Seferi, si dhe të ftuar të tjerë nga palët e interesit.