E diel, 23 Shkurt, 2025

UP i tha STOP angazhimit të profesorëve në kolegjet private, flet Dukagjin Pupovci: Vendim i arsyeshëm

- Advertisement1-

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinë, ka marrë vendim që t’ua ndalojë profesorëve që të angazhohen edhe në kolegje apo institucione private.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së enjte.

- Advertisement -

Për të marrë një përgjigje për këtë vendim të UP-së, AlbanianEducation.net ka marrë një përgjigje nga ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Ai thitë se ky vendim është i arsyeshëm, pasi në kushtet e tanishme, kolegjet private janë konkurrencë për UP-në, ndërkaq, personeli akademik është pasuria kryesore e një institucioni të arsimit të lartë, i cili i jep identitet vet institucionit.

“Besoj se UP është dashur të merr vendim edhe për ndalimin e angazhimit të stafit të vet akademik në universitetet tjera publike në Kosovë, pasi në shumë raste ata angazhohen për mësimdhënie në programe të njëjta që i ka UP-ja. Për shembull, në universitetet publike në Kosovë janë 5 programe studimi për drejtësi dhe 4 për mësuesi, e ka edhe shumë të tjera të ngjashme, ku, me ose pa dashje, ekziston konkurrenca në mes të vet universiteteve publike”, thotë Pupovci për AlbanianEducation.net.

I pyetur nëse edhe universitetet tjera publike në vend duhet të marrin vendim të tillë, Pupovci thotë se ato janë në një pozicion tjetër dhe shpesh shkëmbejnë stafin akademik me njëri-tjetrin për t’i mbajtur programet.

“Mendoj se ky është një moment i përshtatshëm që ato të fillojnë të punojnë drejt profilizimit, duke i mbajtur ato programe për të cilat kanë staf akademik të kualifikuar dhe për të cilat realisht ekziston nevoja”, thotë Pupovci. /AlbanianEducation.net.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...