E diel, 23 Shkurt, 2025

UP i tha JO angazhimit të profesorëve edhe në kolegjet private, flet profesori Blerim Rexha: Tani garojmë për tregun e njëjtë – për 21 mijë maturantë

- Advertisement1-

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinë, ka marrë vendim që t’ua ndalojë profesorëve që të angazhohen edhe në kolegje apo institucione private.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së enjte.

- Advertisement -

Për të marrë një përgjigje për këtë vendim të UP-së, AlbanianEducation.net ka marrë një përgjigje nga profesori universitar, Blerim Rexha.

Ai e mirëpret këtë vendim duke thënë se tani UP garon për tregun e njëjtë – për 21 maturantë.

“Në rend të parë tregon se tregu i arsimit të lartë në Kosovë është stabilizuar dhe institucionet publike më në fund po i marrin seriozisht konkurrencën nga institucionet private të arsimit të lartë. Të gjithë ne tani garojmë për tregun e njëjtë – për këta 21 mijë maturantë nga shkollat e mesme”.

“E dyta, profesorët universitar nuk duhet të shndërrohen në profesorë të shkollës së mesme që ligjëratën/mësimin e njëjtë e përsërisin në disa vende tjera – kjo aspak nuk i kontribuon zhvillimit akademik të institucionit dhe vendit në përgjithësi.
E fundit, po jo nga rëndësia, mendoj se vendimi edhe pse i vonuar është i qëlluar, sepse sikurse në çdo fushë tjetër nuk mundemi të punojmë edhe për vete edhe për konkurrencën. Prandaj është shumë mirë, për të gjithë, që po shuhet ky paradoks!”, thotë profesori Rexha për AlbanianEducation.net.

I pyetur nëse duhet të merret ky vendim nga të gjitha Universitetet publike që janē në Kosovë, profesori Rexha uron që edhe ata të ndjekin rrugën e njëjtë.

“Mendoj se Universiteti i Prishtinës është lider edhe në vendosjen e rregullave në shoqëri, dh uroj që diçka të ngjashme të ndjekin edhe universitet dhe organizatat tjera publike, sepse institucionet private e kanë pas në fuqi që moti”, thotë profesori Rexha. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...