Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për bursa të vitit akademik 2024/’25 në nivelet master atë të doktoratës dhe thirrjen për mbështetje financiare të studentëve me nevoja të veçanta.
Studentët e masterit për t’u kualifikuar për aplikim duhet të jenë të rregullt, pa ndonjë vit të përsëritur, me dy semestrat e vitit akademik 2024/’25 të regjistruar, me të gjitha provimet parapara të vitit 2023/’24 të dhëna në afatin e shtatorit dhe me notë mesatare jo më të ulët se 9.
Për bursat e doktoratës, kandidatët duhet të jenë studentë të rregullt të UP-së, të regjistruar në këtë nivel studimesh në vitin 2023/’24 ose 2024/’25 dhe të kenë të regjistruar semestrin veror të vitit të kaluar akademik.
Edhe studentët me nevoja të veçanta për të pasur të drejtë aplikimi duhet të jenë studentë të rregullt, t’u përkasin këtyre kategorive të shoqërisë dhe të kenë regjistruar dy semestrat e vitit 2023/’24.
Bursa për studentët e doktoratës ka vlerën 800 euro, për ata të masterit, 700 euro, ndërsa mbështetja financiare për personat me nevoja të veçanta është paraparë të jetë 500 euro. Aplikimi për bursat dhe mbështetjen financiare bëhet në vegëzën sems.uni-pr.edu duke filluar nga e hëna, më 10 nëntor 2025 prej orës 10:00. Afati i fundit për aplikim është më 17 nëntor 2025 në orën 16:00.
Detajet e konkurseve dhe dokumentet që nevojiten për aplikim, mund t’i gjeni në këto vegëza:
Konkursi për bursat master të vitit 2024/’25
Konkursi për bursat e doktoratës të vitit 2024/’25
Konkursi për mbështetjen financiare të studentëve me nevoja të veçanta për vitin 2024/’25