UP hap konkurs për bursa në nivelin bachelor të studimeve

- Advertisement5 -

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për bursat studentore për arritjet e vitit akademik 2024/’25 në nivelin bachelor të studimeve.

- paragrafi 1 -

Konkursi për bursa është i hapur nga 2 deri më 10 prill 2026, në orën 16:00.

- Advertisement - M1

Të drejtë konkurrimi kanë studentët e rregullt të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, të vitit të dytë e më lart, që nuk kanë ndonjë vit të përsëritur.

Për të konkurruar për këto bursa është i obliguar regjistrimi i semestrave të vitit akademik 2025/’26. Aplikuesit e bursave gjithashtu duhet të kenë kryer provimet e parapara të vitit akademik 2024/’25 në afatin e shtatorit të po atij viti dhe të kenë notën mesatare 9.00.

Studentët e fakulteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe ata të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore nga departamentet e Matematikës dhe Fizikës, mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, por ajo nuk duhet të jetë nën 8:00.
Kriteret dhe procedurat e aplikimit për bursa, më gjerësisht dhe në tërësi, mund t’i lexoni në vegëzën në vijim:
Konkursi për bursa i nivelit bachelor
Universiteti i Prishtinës që sivjet festoi 56 vjetorin e themelimit, është institucioni më i madh, më i vjetër, më i suksesshëm në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të hapësirave gjeografike ku jetojnë shqiptarët, garanton një përzgjedhje të aplikantëve në bazë të meritokracisë, legjislacionit në fuqi dhe rezultateve të treguara në studime.