Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për 30 praktikantë për punë në administratë për një periudhë njëvjeçare, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë UP përmes një njoftimi, ku thotë se të interesuarit duhet të jenë studentë të nivelit master ose të kenë të kryer nivelin bachelor në ndonjërin nga fakultetet e UP-së.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar studentë të nivelit master dhe të diplomuar në njësitë akademike të UP-së,
Universiteti i Prishtinës ju fton të bëheni pjesë e programit të punës praktike me pagesë, duke ju mundësuar që aftësitë tuaja teorike gjatë studimeve t’i dëshmoni edhe praktikisht.
UP-ja po kërkon 30 praktikantë për punë në administratë për një periudhë njëvjeçare.
Të interesuarit duhet të jenë studentë të nivelit master ose të kenë të kryer nivelin bachelor në ndonjërin nga fakultetet e UP-së.
Kandidatët duhet të aplikojnë me vërtetim për vijim studimesh nga fakulteti përkatës ose me dëshmi për diplomim në nivelin bachelor. Rekomandohet edhe CV-ja e aplikantëve.
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës: [email protected] dhe është i hapur deri më 16 janar 2026, në orën 16:00.
Të gjitha detajet e konkursit mund t’i gjeni në vegëzën në vijim:
Konkursi për punë praktike
Universiteti i Prishtinës, më i madhi, më i vjetri dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe në Ballkanin Perëndimor dhe botë, duke vepruar në vazhdimësi me transparencë e meritokraci, i pret me kënaqësi aplikimet për këtë konkurs.