UP hap dy konkurse për bursa master, vlera 700 euro

- Advertisement -
Universiteti i Prishtinës ka hapur dy konkurse për bursa master për vitin akademik 2025/’26 dhe për programin njëvjeçar të Fakultetit të Arteve për vitin akademik 2024/’25.
Kriteret për bursat master 2025/’26:
Student i rregullt i regjistruar në vitin 2024/’25.
Pa vit të përsëritur.
Të gjitha provimet e kaluara në afatin e shtatorit 2024/’25.
Semestri dimëror i vitit akademik 2025/’26 i regjistruar.
Nota mesatare jo më e ulët se 9.
Kriteret për bursat e programit njëvjeçar të Fakultetit të Arteve 2024/’25:
Student i rregullt, pa vit të përsëritur.
Të gjitha provimet e dhëna në afatin e shtatorit 2024/’25.
Të regjistruar të dy semestrat e vitit të kaluar.
Nota mesatare jo më e ulët se 9.
Vlera e bursave: 700 euro.
Aplikimi: bëhet përmes sems.uni-pr.edu, duke filluar nga ora 10:00 e premte, 21 nëntor 2025, dhe do të jetë i hapur deri më 26 nëntor 2025, ora 16:00.
Këto bursa synojnë të mbështesin studentët me rezultate të larta akademike dhe ofrojnë mundësi për të avancuar studimet në UP, universitetin më të madh dhe më të njohur në Kosovë.