Universitetin e Mitrovicës e mbulon bërlloku, kompania e pastrimit që u largua mori me vete edhe pajisjet

- Advertisement5 -

Problemet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë nuk kanë të ndalur.

- paragrafi 1 -

Përveç atyre që kanë të bëjnë me nivelin mësimor, menaxhues dhe adminsitrativ, ky institucion po përballet tani edhe me një problem të ri.

- Advertisement - M1

UIBM, sipas disa raportimeve, po përballet me papastëri brenda objektit.

Krejt kjo situatë po ndodh për shkak se kompania që ishte e kontraktuar më herët, është larguar, duke marrë me vete edhe pajisjet e pastrimit.

Ndërsa kompania tjetër po pretendohet se ka probleme me menaxherin e kontratës të caktuar nga Universieti, një person që ishte punësuar dhe avansuar me dallavere, ndërsa njihet edhe nga zyrtarët që ka kontribuar shumë në dëmtimin e imazhit të këtij institucioni.

- Advertisement - m2

Ndryshe, Universiteti i Mitrovicës, që tashmë njihet më shumë për skandale, punësime nepotiste e të kurdisura, së fundmi po njihet edhe si institucion ku shkelet ligji. / JepiZë