E enjte, 19 Shtator, 2024

Universiteti Veror gjatë korrikut, këtë vit edhe disa fusha të reja

- Advertisement1-

Edicioni i 22-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, sivjet do të organizohet nga data 3 deri më 14 korrik, në Prishtinë.

Ndërsa, aplikimi për të qenë pjesë e këtij edicioni do të mbyllet në fund të këtij muaji. Thirrja është e hapur për studentët vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërkohë, për këtë vit janë përzgjedhur 14 kurse që mbulojnë secilën njësi akademike.

- Advertisement -

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinë, këtë vit do të presë studentë ndërkombëtarë dhe vendorë, për të filluar me ligjërata nga data 3 deri më 14 korrik. Drejtorja e zyrës për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Prishtinës, Lumnije Bajrami, tha për Radio Kosovën se në fund të këtij muaji përmbyllet afati për aplikim, ndërsa interesimi ka qenë i kënaqshëm. Ajo bëri të ditur se edicioni i 22-të, iu ofron mundësi studentëve për ndjekjen e 14 kurseve të përzgjedhura për secilën njësi akademike.

“Për secilin kurs, kryesisht janë 25 studentë. Mirëpo, ka raste kur interesimi është më i madh dhe ndodhë që rritet numri. Mund të them që jemi të kënaqur me aplikimin e tyre dhe kreditë që ata marrin, mund t’i transferojnë pastaj në njësitë atyre akademike”, është shprehur ajo.

Bajrami, theksoi se e veçanta për këtë vit është se ka edhe disa fusha të reja, që studentët do të kenë mundësi t’i ndjekin. “Një nga kurset është Inteligjenca Artificiale, ku do të vijë një profesor nga Japonia për të ligjëruar, pastaj kemi për Shëndetin Global, ku do të vij një profesor nga Kanadaja, ka kurse që janë për Mbrojtjen e Ambientit, në fushën e Arkitekturës, ku gjatë dy javëve, studentët do të mësojnë për planet arkitekturore të kryeqytetit tonë”, ka thënë ajo.

Profesorët ndërkombëtarë që vijnë për të ligjëruar janë nga vendet të ndryshme të Evropës, ShBA-së, India, Pakistani, Egjipti, etj, ndërsa, për secilin kurs, përveç profesorëve ndërkombëtarë do të ligjërojnë edhe profesorët vendorë. Çdo ditë do të ketë ligjërata të rregullta, ndërsa më pas do të ketë punëtori të ndryshme, ku përfshihen edhe vizita e aktivitete të karakterit kulturor.

Që nga viti 2001, Universitetit Veror Ndërkombëtar i Prishtinës, ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave të shumta të shoqërisë kosovare. Ky aktivitet, ka arritur t’i bashkojë të rinjtë nga vende të ndryshme të botës, pa dallim gjuhe, kulture, duke u bërë kështu edhe pikënisje e miqësive të reja dhe të bashkëpunimeve profesionale.

Universiteti Veror i Prishtinës, gjithashtu ka për qëllim krijimin dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve ndërkombëtare.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...