Universiteti shtetëror i Floridas shkruan për ekonomisten nga Prishtina

- Advertisement -

Universiteti Shtetëror i Floridas (FSU) ka shkruar sot për këngëtaren Adelina Emini, e cila është duke studiuar në këtë universitet në studime për post doktoraturë në fushën ekonomike të marketingut

- paragrafi 1 -

“Nga Kosova në Universitetin Shtetëror të Floridës! Takohuni me kandidaten për Ph.D Adelina Emini nga Universiteti i Prishtinës! Ajo është në fazën finale të tezës së saj për Ph.D në marketing. Adelina ka për mentor Dr. Ruby Lee, teksa ka shkëmbyer me ne përvojën e saj të punës dhe ka folur më shumë për vendin e saj me studentët”, shkruan fillimisht në këtë postim të Universitetit të Floridas.

- Advertisement -

Tutje, ata kanë treguar që ajo është studentja e parë nga Kosova që studion në FSU. “Ne jemi shumë të lumtur që është ajo këtu dhe shkëmben dijet e saj me studentët tonë”.

Ata po ashtu kanë shkruar një biografi të saj të shkurtër, për punën e saj në Radio Televizionin e Kosovës dhe angazhimin e saj në shoqëri civile.

“Të vijë nga Kosova, vendi më i ri në Europë, jam e lumtur që kam shkëmbyer përvojat e mija me studentët e diplomuar dhe të pa diplomuar, si dhe me profesorët e respektuar dhe stafin e mahnitshëm të universitetit, ku kam folur për kulturën e pasur të Kosovës, historinë e saj, sfidat e saj dhe të ardhmen e saj të ndritur”, ka thënë Adelinë për faqen e FSU-së.

- Advertisement -