Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë certifikohet nga Komisioni Europian. Lajmin e bëri me dije Presidenti i këtij Universiteti Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli, gjatë një dalje për mediat.
“Dhënia e kësaj çertifikate është me të vërtetë një pasaportë që i jepet Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, si një ndër Universtetet më të mira në rajonin e Ballkanit. Në këto 15 vite kjo është arritur, falë veprimtarisë së tij në fushën e edukimit në arsimin e lartë, cilësisë dhe standardeve që ky Universitet ka aplikuar dhe aplikon në këtë fushë, falë punës dhe përkushtimit të stafit shkencor, falë pjesëmarrjes aktive në programin Erasmus dhe projekteve falë këtij programi, ku disa herë edhe lider i këtyre projekteve, përveçse partner.”
Drejtuesit e tjerë të UMSH shpjeguan çfarë përfitimesh do të kenë studentët nga ky certifikim.
“Ky akreditim mundëson gjithashtu zgjerimin e rrjetit të partneritetit të Universitetit Mesdhetar me të tjera universitete europiane dhe më shumë mundësi për studentët.”
Me këtë certifikim çdo kredit që fiton një student i UMSH-së do të njihet njësoj edhe ne vendet e Bashkimit Europian.
“Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është i pari institucion i arsimit të lartë që aplikoi për këtë certifikm dhe me krenari themi i pari në Shqipëri që e fitoi këtë vlerësim.”
Ky lloj certifikimi shërben si dokument akreditimi përsa i përket standardeve dhe është një tregues i qartë i standardeve europiane që aplikohen në UMSH ashtu si në të gjitha universitetet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.