Universiteti York Europe Campus ka hapur thirrjen për 45 bursa të pjesshme, deri në 40% të tarifës standarde të studimit, për studentë nga Kosova, për vitin akademik 2026–2027.
Bursat janë të dedikuara për programet Bachelor, Master dhe Executive MBA, ndërsa studimet do të fillojnë në tetor 2026 dhe do të zgjasin deri në përfundimin e programit përkatës akademik.
Qëllimi i kësaj skeme bursash është të mbështesë studentët nga Kosova që dëshirojnë të studiojnë në York Europe Campus në Selanik, Greqi, duke fituar një diplomë ndërkombëtarisht të njohur nga një universitet i klasit botëror.
Data informuese është 7 Shkurt, ditë e shtunë në ora 11:00.


📌 Afati i fundit për aplikim: 21 shkurt 2026
Të interesuarit për bursat e Universitetit York Europe Campus janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Informuese për Bursat, ku do të kenë mundësi të informohen më gjerësisht rreth 45 bursave që ofrohen.
⏰ Ora 11:00
📍 Hoteli Sirius, Prishtinë
🎟 Hyrja falas
Gjatë këtij eventi, kandidatët do të mund të mësojnë më shumë rreth programeve të studimit, kushteve të bursave dhe procesit të aplikimit.
Aplikantët duhet të dorëzojnë aplikacionin dhe dokumentacionin përkatës personalisht pranë përfaqësuesve të University of York Europe Campus në Prishtinë.
🗓 E shtunë, 21 shkurt 2026
⏰ Ora 12:00
📍 Hoteli Sirius, Prishtinë