Universiteti i Prizrenit fiton projektin prestigjioz Fulbright Specialist

- Advertisement -

Universiteti i Prizrenit ka fituar projektin prestigjioz Fulbright Specialist, një program i njohur ndërkombëtar që sjell ekspertizë akademike dhe profesionale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbështetur zhvillimin institucional dhe shkencor.

- paragrafi 1 -

Qëllimi i këtij projekti është hartimi i një rregulloreje për përdorimin etik të Inteligjencës Artificiale (AI), keshtu duke kontribuuar në krijimin e standardeve të reja për integrimin e teknologjisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

- Advertisement -

Koordinatore e projektit është prof.ass.dr. Dorinë Rakaj, e cila do të udhëheqë procesin e planifikimit dhe implementimit të aktiviteteve në bashkëpunim me ekspertin amerikan dhe menaxhmentin e universitetit.

Universiteti i Prizrenit shpreh mirënjohje të veçantë për Ambasadën Amerikane në Prishtinë, USKEB – Bordi i Shkëmbimit Arsimor SHBA -Kosovë, dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për mbështetjen e vazhdueshme.

Ky projekt do të krijojë mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe institucionin në tërësi, duke forcuar ndërkombëtarizimin, zhvillimin e politikave të përgjegjshme të përdorimit të AI dhe ngritjen e cilësisë akademike.