E diel, 22 Shtator, 2024

Universiteti i Prishtinës zgjedh 14 dekanët e rinj – EMRAT

- Advertisement1-

Universiteti i Prishtinës e ka përfunduar procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj në 14 njësi akademike.

Sipas njoftimit të UP-së në Facebook, të martën (sot) në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultetet e ndryshme të universitetit.

- Advertisement -

“Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar në zgjedhjen e suksesshme të dekanëve”, thuhet në njoftimin e UP-së në Facebook.

Dekanët e zgjedhur apo rizgjedhur në njësitë përkatëse akademike janë:

1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi

2. ⁠Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri

3. ⁠Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu

4. ⁠Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi

- Advertisement -rrrrrrr

5. ⁠Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari

6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj

7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi

8. Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi

9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani

10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi

11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci

12. Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka

13. Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj

14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca

Mandati i dekanëve të rinj fillon me 1 tetor 2024, me fillim të vitit të ri akademik.

Universiteti uron dekanët e rinj për zgjedhjen dhe ju dëshiron sukses në përmbushjen e mandateve të tyre dhe në realizimin e misionit dhe objektivave të tij si një institucion lider në arsimin e lartë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Lefteri Metkaj prej 9 vitesh kontribuon në mësimin e gjuhës shqipe në Athinë

Prej 9 vitesh në Athinë të Greqisë mësuesja Lefteri Metkaj jep mësim në lëndën...

Vjen premtimi i madh: “Koeficienti do të jetë 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që...

Nga Diart Salihu: Ndikimi i peshës së çantave shkollore në posturën e fëmijëve të ciklit fillor

Diart Salihu - Student i Fizioterapisë, “Ndikimi i Peshës së Çantave Shkollore në Posturën...

Njohësit e arsimit: I vështirë zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë

Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërëditor në Prishtinë nuk do të...