Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për emërimin e 42 mësimdhënësve dhe 48 asistentëve

- Advertisement5 -

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs për emërimin e 42 mësimdhënësve dhe 48 asistentëve në dhjetë njësi akademike.

- paragrafi 1 -

Konkursi është hapur fillimisht për Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin e Arteve, Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Arkitekturës dhe Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore.

- Advertisement -

Kandidatët që aplikojnë për këto pozita duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim, të kenë të përgatitur CV-në e plotë me të gjitha arritjet akademike, diplomat e të gjitha niveleve të studimit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale dhe dëshmitë për përvojën mësimdhënëse në institucionet e arsimit të lartë. Ata gjithashtu këtyre dokumenteve duhet t’ua bashkojnë edhe dëshminë nga gjykata themelore që nuk janë të dënuar dhe certifikatën e lindjes.

Aplikimi duhet të bëhet online në vegëzën zyrtare: https://stafiakademik.uni-pr.edu/ dhe fizikisht në njësitë akademike në të cilat konkurrohet për pozitat e hapura, deri më 30 dhjetor 2025, në orën 16:00.

Detajet e plota për procedurën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme mund t’i gjeni në këtë vegëz:

- Advertisement -

Konkursi për emërimin e personelit akademik

UP-ja është duke u përgatitur dhe së shpejti do të shpallë konkurs për personelin akademik edhe në njësi tjera, të cilat ende nuk është arritur të përfshihen në konkursin aktual.

Universiteti i Prishtinës siguron të gjithë aplikantët se emërimi do të bëhet në mënyrë meritore, në përputhje me të gjitha normat dhe procedurat e përcaktuara dhe duke u bazuar në ligjshmëri e në meritokraci, pa përjashtim.

Universiteti më i madh, më i vjetër dhe më i suksesshëm i Kosovës dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të hapësirave ku jetojnë shqiptarët, është punëdhënës i drejtë, i përgjegjshëm dhe gjithnjë mëton të veprojë me transparencë e meritokraci duke përzgjedhur aplikantët më meritorë.