Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për dy pozita

- Advertisement5 -

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs për dy pozita administrative: drejtor të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe zyrtar të personelit.

- paragrafi 1 -

Kandidatët që konkurrojnë për drejtor të burimeve njerëzore duhet të kenë diplomë universitare juridike (me 240 kredi ECTS), ekonomike ose të administratës publike, përvojë të punës profesionale pesëvjeçare, tri nga të cilat në pozita menaxheriale.

- Advertisement -

Për të aplikuar, ata gjithashtu duhet të kenë njohuri dhe përvojë të theksuar për menaxhimin e burimeve njerëzore, shkathtësi të lartë menaxhimi, organizimi, planifikimi e caktimi të objektivave.

Edhe për zyrtarin e personelit kërkohet diplomë universitare në fushat juridike, ekonomike ose administratës publike (me 240 kredi ECTS), përvojë pune trevjeçare, njohuri të thellë të fushës së veçantë profesionale të përfituar nga studimet dhe trajnimet, njohje të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme, aftësi komunikuese, të planifikimit të punës dhe udhëheqjes së ekipit.

Për të konkurruar, të interesuarit duhet të shkarkojnë formularin e aplikimit në uebfaqen www.uni-pr.edu ose ta marrin në Zyrën e Arkivit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (zyra numër 18). Këtij formulari duhet t’ua bashkojnë edhe CV-në, diplomën e kualifikimit arsimor, dëshmitë për përvojën e punës, kopjen e letërnjoftimit, ekstraktin origjinal të lindjes dhe certifikatën nga gjykata dhe t’i dorëzojnë në kopje fizike në të njëjtën zyrë.

- Advertisement -

Konkursi për të dy pozitat është i hapur nga dita e sotme 16 dhjetor 2025, e deri më 15 janar 2026, në orën 16:00.

Detajet e plota për përshkrimin e vendeve të lira të punës dhe kushteve e dokumenteve të kërkuara për to, mund t’i gjeni në vegëzat në vijim:

Konkursi për drejtor të Departamentit të Burimeve Njerëzore

Konkursi për zyrtar të personelit