Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Iowa-s

- Advertisement -

Universiteti i Prishtinës dhe ai i Iowa-s në ShBA konkretizuan sot me një memorandum raportet e përzemërta dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

- paragrafi 1 -

Memorandumi parashikon nisma të përbashkëta në fushat e mësimdhënies, trajnimeve dhe kërkimit shkencor që dalin nga programi i Universitetit të Iowa-s „Partneriteti i Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë në Kosovë”, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -

Me memorandum janë paraparë edhe shkëmbime të profesorëve e të diplomuarve dhe thirrje e ftesa për pjesëmarrje në konferenca, simpoziume e seminare të Universitetit të Prishtinës dhe Iowa-s. Gjithashtu, do të ketë organizime për zhvillimin e talenteve të studentëve e profesorëve nga të dy universitetet.

Gjatë takimit, para se të nënshkruhet memorandumi, u bë zotim i përbashkët dhe u shpreh përkushtimi që partneriteti mes dy institucioneve të arsimit të lartë të zhvillohet edhe më tutje në të ardhmen.

Për ceremoninë solemne të nënshkrimit të memorandumit, në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës erdhën dekani i programeve ndërkombëtare në Universitetin e Iowa-s, prof. Russell Ganim, ish-dekani i Kolegjit të Farmacisë në këtë universitet dhe profesori Donald E. Letendre, të shoqëruar nga profesoresha e Degës së Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë së UP-së, prof. Pranvera Breznica-Selmani.

- Advertisement -

Mysafirët i priti rektori, prof. Arben Hajrullahu, dhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Rozafa Basha.

Vitin e kaluar, me ndihmën e profesorit amerikan Donald E. Letendre, në Fakultetin e Mjekësisë u themelua Instituti i Farmacisë me qëllim të rritjes së kapaciteteve kërkimore e profesionale të Universitetit të Prishtinës dhe zhvillimit të sektorit farmaceutik në Kosovë. /AlbanianEducation.net/.