Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me UNICEF-in

- Advertisement -

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit mes Universitetit të Prishtinës dhe Fondit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

- paragrafi 1 -

Memorandumin e nënshkruan rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, dhe shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

- Advertisement -

Në takim dhe ceremoninë solemne të nënshkrimit morën pjesë edhe prorektorja për zhvillim institucional, cilësi dhe çështje studentore, prof. Majlinda Gjelaj, si dhe specialistja për edukim në Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, Kozeta Imami.

Rektori Hajrullahu, para nënshkrimit të memorandumit, theksoi se marrëveshja nuk duhet të mbetet vetëm e shkruar në letër, por duhet të punohet së bashku për të arritur rezultate konkrete.

Ndërsa shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, tha se ky memorandum po nënshkruhet në një kohë shumë të përshtatshme, pasi në këtë organizatë ndërkombëtare është miratuar plani pesëvjeçar për Kosovën.

- Advertisement -

Memorandumi parashikon bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët për të mirën e fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve të Kosovës.

UNICEF-i në Kosovë tashmë bashkëpunon me Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa gjatë një takimi të mëhershëm mes rektorit Hajrullahu dhe zonjës Vashchenko ishte diskutuar edhe për bashkëpunimin rreth themelimit të një programi në UP për shkollimin e mamive.