E diel, 23 Shkurt, 2025

Universiteti i Prishtinës mbetet lider i arsimit të lartë në hapësirën mbarë shqiptare

- Advertisement1-

Dje Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, azhurnoi listën e rangimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë (mbi 31.000) në ueb faqen e tyre www.webometrics.info.

Universiteti i Prishtinës mbetet lider i arsimit të lartë në hapësirën mbarë shqiptare.

- Advertisement -

Nëse analizohen me kujdes numrat e përmbledhur në pesë vitet e fundit, shihet qartë se Universiteti i Gjakoves gradualisht ka bërë progres çdo vit, ndërsa Kolegji AAB mbetet institucioni jo publik i ranguar më se larti.

Universiteti i Prishtinës ka shënuar progres të pakontestueshëm viteve të fundit në hulumtime shkencore, e vlerësuar me dy kritere nga Webometrics: (i) Excellence – me 40% të peshës totale, duke numëruar numrin e punimeve shkencore gjatë viteve 2016-2020 nga Scimago dhe (ii) Openness – me 10% duke numëruar numrin e citimeve sipas Google Scholar.

Rangimi i Universitetit të Prishtinës ka mundur të jetë edhe më i mirë, sikur Universiteti i Prishtinës t’i kushtonte më shumë kujdes edhe imazhit të vet digjital, në hapësirën virtuale, dhe kështu do ta përmirësonte parametrin Visibility (pesha 50%) që matet përmes algoritmeve të indeksimit Ahrefs dhe Majestic, (shih shpjegimet e algoritmit të rangimit në http://www.webometrics.info/en/current_edition).

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....