Universiteti i Prishtinës lidhet me Universitetin Southern Methodist të Dallasit

- Advertisement -

Një memorandum mirëkuptimi është nënshkruar sot mes Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Shkollës së Drejtësisë Dedman të Universitetit Southern Methodist (SMU) në Dallas të Teksasit.

Memorandumi u nënshkrua nga rektori Arben Hajrullahu, zëvendësdekani për programet diplomike dhe ndërkombëtare në Shkollën e Drejtësisë Dedman të SMU-së, Martin L. Camp dhe dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka.

- Advertisement -

Me të parashihet, mes tjerash, që studentët e Fakultetit Juridik të UP-së të mund të studiojnë në shkollën e tyre partnere në Amerikë dhe që ndërmjet dy fakulteteve, universiteteve dhe studentëve të thelohet bashkëpunimi.

Para se të nënshkruhej memorandumi, mysafiri i lartë amerikan, zëvendësdekani Camp, tha se ata studentë kosovarë që do të marrin dije në Dallas të Teksasit, do të jenë edhe ambasadorë të Kosovës, ndërsa kur të përfundojnë studimet e tyre amerikane, do të bëhen edhe ambasadorë të Dallasit e Teksasit në Kosovë.

Rektori Hajrullahu, duke e mirëpritur nënshkrimin e memorandumit, tha se njëri nga qëllimet kryesore të Universitetit të Prishtinës është fuqizimi i vazhdueshëm i ndërkombëtarizimit dhe shkëmbimi i sa më shumë studentëve dhe profesorëve me universitetet tjera.

- Advertisement -

Në takim dhe ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishte e pranishme edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe zhvillim akademik, Rozafa Basha dhe juristi i shkolluar edhe në Shkollën e Drejtësisë Dedman të Universitetit SMU, Getoar Mjeku, që është gjithashtu zëvendësministër i Ekonomisë.

Zëvendësdekani i kësaj shkolle të drejtësisë, Martin Camp, që për herë të parë erdhi në Kosovë, mbajti po sot ligjëratë në Fakultetin Juridik të UP-së për „Detyrimet Etike të Avokatëve në Shtetet e Bashkuara: Mbrojtësit e Sundimit të Ligjit”.

© AlbanianEducation.net