Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” merr dy çmime në Kampionatin e 8-të Botëror Ndëruniversitar – Parisi 2023

- Advertisement5 -

Kampionati i 8-të Botëror Ndëruniversitar, Parisi 2023 qe u mbajt nga data 1 deri me 5 nëntor 2023, Universiteti i Prishtinës mori pjese me ekipin e femrave dhe meshkujve në futsall.

- paragrafi 1 -

Në konkurrencën e futsallit për femra të udhëhequra nga Dekani Prof.Asoc.Dr.Musa Selimi, ekipi i Universitetit të Prishtinës fitoi vendin e parë . Ky është një sukses shumë i madh dhe një arsye për të qenë krenar për talentin dhe përkushtimin e ekipit.

- Advertisement - M1

Ekipi i meshkujve të Universitetit të Prishtinës të udhëhequra nga Profesori Prof.Ass.Dr.Malsor Gjonbalaj arriti të siguronte vendin e dytë në kategorinë e futsall për meshkuj. Ky është një sukses i jashtëzakonshme dhe një tregues i aftësive të tyre në sport.

Kurse Qëndresa Krasniqi mori çmimin lojtarja më e mirë në futsall në kategorinë e femrave.
Ky sukses i madh në kampionatin 8-të botëror ndëruniversitar- Parisi 2023, është një dëshmi e përpjekjeve dhe talentit të sportistëve dhe të angazhimit të stafit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit i Universiteti i Prishtinës.