Universiteti i Prishtinës hap konkurs për 16 vende të lira pune



nder titull

- Advertisement5 -

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për 16 vende të lira pune, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Pozitat janë për profesionistë që dëshirojnë të kontribuojnë në avancimin e shkencës, kërkimeve, inovacionit, akreditimit dhe zhvillimit të kurrikulave.

- Advertisement - M1

Njoftimi i UP-së:

📢 Bëhu pjesë e së ardhmes së Universitetit të Prishtinës!

Universiteti i Prishtinës ka hapur 16 vende të reja pune për profesionistë që dëshirojnë të kontribuojnë në avancimin e shkencës, kërkimeve, inovacionit, akreditimit dhe zhvillimit të kurrikulave.

- Advertisement - m2

Pozitat e hapura:

▪️ Drejtor/e i/e Departamentit për Shkencë, Kërkime, Inovacion dhe Projekte të Sponsorizuara – një (1) pozitë;

▪️ Zyrtar/e për mbështetjen e kërkimeve shkencore – një (1) pozitë;

▪️ Zyrtar/e për procesin e akreditimit dhe zhvillimin e kurrikulave – katërmbëdhjetë (14) pozita.

Kërkojmë profesionistë me vizion, integritet dhe gatishmëri për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin e Universitetit.

🗓️ Apliko deri më 29.07.2026, ora 16:00

🔗 Shiko kriteret dhe apliko:

https://dokumente.uni-pr.edu/konkurse

Bëhu pjesë e ndryshimit. Bëhu pjesë e Universitetit të Prishtinës.

Shqip | English