Universiteti i Prishtinës fiton pesë grante të reja nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian

- Advertisement -

Universiteti i Prishtinës ka arritur të fitojë pesë grante të rëndësishme nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin e tij për avancimin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

- paragrafi 1 -

Këto projekte do të përfshijnë katër njësi akademike të UP-së: Fakultetin Filozofik (me dy projekte), Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.

- Advertisement -

Koordinatorët për këto projekte nga Universiteti i Prishtinës janë:

·      Asst. Lirije Palushi dhe prof. Dashamir Bërxulli dhe nga Fakulteti Filozofik për projektet TEACH UP dhe LEAD;

·      Prof. Naser Zabeli nga Fakulteti i Edukimit për projektin APEL

- Advertisement -

·      Prof. Arlinda Alimehaj-Rrecaj nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike për projektin BALKAN ITS

·      Prof. Fatgzim Latifi nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë për projektin STRUKTEVET

Përshkrimi i projekteve:

TEACH UP – Fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve për profesionistët e arsimit të lartë në fushën e shkencave politike dhe sociale, duke promovuar një qasje transformuese në arsim.

Koordinatore: Asst. Lirije Palushi

APEL – Synon të mbështesë personat me përvoja të të nxënit joformal dhe informal, përmes qasjeve të bazuara në evidenca, për të njohur arritjet e tyre dhe për t’u lehtësuar qasja në arsimin e lartë në nivel kombëtar dhe evropian.

Koordinator: Prof. Naser Zabeli

LEAD – Ka për qëllim të reduktojë hendekun midis aftësive të të diplomuarve dhe kërkesave të tregut të punës, përmes përdorimit të pedagogjive moderne, aftësive të buta dhe mjeteve digjitale.

Koordinator: Prof. Dashamir Bërxulli

STRUKTEVET – Synon reformimin e kurrikulës në fushën e veterinarisë, përmirësimin e metodave didaktike dhe përfshirjen e palëve të interesuara për përvetësimin e standardeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Koordinator: Prof. Fatgzim Latifi

BALKAN ITS – Projekt i dedikuar zhvillimit të teknologjive të zgjuara të transportit në Ballkan, me fokus në inxhinierinë mekanike dhe aplikimet moderne në këtë fushë.

Koordinatore: Prof. Arlinda Alimehaj-Rrecaj

Ky sukses pason një arritje tjetër të Universitetit të Prishtinës: në prill 2025, UP fitoi tetë projekte nga Programi i Granteve për Mbështetje të Universiteteve (USGP), i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i zbatuar nga Kosovo United States Alumni (KUSA).

Përmes këtyre iniciativave, Universiteti i Prishtinës po dëshmon rolin e tij si institucion lider në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar për ngritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale në Kosovë dhe rajon.