Kohë më parë, kur ishin hapur kolegjet private në Kosovë, kemi parë zyrtarë nga këto institucione duke dalur nëpër qytete për të informuar të rinjtë për programet e tyre të studimit.
Ka pasur edhe të atillë që kanë shkuar nëpër shkollat e mesme dhe kanë shpalosur programet dhe ofertat e tyre për të rinj, me qëllim që t’i mbushin institucionet me studentë.
Mirëpo Universitet Publike, ka mjaftuar vetëm një njoftim të publikuar për hapje të konkurseve apo edhe vendosjen e ndonjë billbordi që të mbushen me studentë fakultetet, mirëpo jo të shkohet në shkollat e mesme.
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, nga kjo enjte ka filluar të vizitojë shkollat e mesme në disa qytete të Kosovës, ndërsa sot personeli i këtij institucioni ka vizituar disa shkolla të mese në Vushtrri, me qëllim që t’i josh të rinjtë që të studiojnë në këtë intitucion.
Ky Universitet, më saktësisht disa drejtime po ballafaqohen me mungesë të studentëve, pasi të rinjtë nuk po shohin perspektivë nëse të vendosin të studiojnë në këto drejtime.
UMIB ka infrastrukturën më të mirën, mirëpo përkundër kushteve moderne nuk ka arritur ta ngris nivelin e studimeve ndërsa nuk ka arritur të shtojë as ndonjë program të ri, që e kërkon tregu i punës por ka mbetur me ato 6 fakultete.
Ndryshe UIBM është i njohur për skandale të shumta në punësimet familjare dhe politike, deri tek rrahjet.