E diel, 23 Shkurt, 2025

Universiteti i Korçës nuk do të bashkohet me atë të Tiranës, Kushi: Nuk do të dorëzohet para sfidave

- Advertisement1-

Ministria e arsimit dhe sportit Evis Kushi ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me stafin akademik në sallën e amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë.

Pas zhurmës dhe pikëpyetjes së madhe nëse universiteti i Korçës do të bashkohet me atë të Tiranës Kushi ka reaguar nga Korça duke thënë se ky universitet ka potencialet e veta, kapacitet, staf dhe studentë çka do të thotë se nuk do të ketë bashkim por pse jo ndërkombëtarizim dhe profilizim të universitetit.

- Advertisement -

Më tej Kushi shtoi se universiteti i Korçës do të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të ecur përpara pasi një universitet si ky i Korçës nuk duhet të dorëzohet përballë sfidave që aktualisht ka çdo universitet në Shqipëri.

Edhe rektori i universitetit të Korçës Dhimitër Bello ka folur për herë të parë pas situatës së ndodhur në universitet. Ai ka thënë se me këtë diskutim ajo që u arrit është pikërisht zgjedhja e alternativave më të mira për universitetin Fan.S.Noli. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe ministri Niko Peleshi i cili ka mbajtur prej fillimit qëndrim kundër bashkimit të universitetit të Korçës me atë të Tiranës.

Asokohe ai është shprehur se “Universiteti “Fan Noli” është një vlerë e pacënueshme e Korçës dhe një pikë e fortë identitare e qytetarisë korçare.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...